Ronaldo e radhit...me Gerorginan mbi golin e tij më të mirë në karrierë

  • 18 September 2019 - 11:14
Ronaldo e radhit...me Gerorginan mbi golin e tij më të mirë në karrierë

Cristiano Ronaldo pretendon se marrëdhëniet e tij seksuale me të dashurën e tij modele, Georgina Rodriguez, janë superiore ndaj golit të tij më të mirë të karrierës.

Ylli i Juventusit zbuloi se goli i tij akrobatik për Real Madridin kundër klubit të tij aktual në prill të vitit 2018 është, sipas tij, goli më i mirë i karrierës. Megjithatë, as ky gol nuk krahasohet me partneren e tij.

Ronaldo e shfrytëzoi një harkim nga Dani Carvajal për të shënuar atë gol mbresëlënës në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të edicionit 2017/18 të Ligës së Kampionëve.

Pas këtij goli, edhe vetë tifozët e Juventusit ishin ngritur në këmbë për ta duartrokitur portugezin, përkundër që Ronaldo sapo u kishte shënuar gol.

Ai gol i ndihmoi Real Madridit ta kalojë Juventusit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku e mposhti Bayern Munichun, dhe pastaj fitoi edhe kundër Liverpoolit në finale. Kjo ishte hera e tretë radhazi që Real Madridi po e fitonte trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjatë një interviste për ITV, 34-vjeçari e ka pranuar se goli i tij kundër “Zonjës së Vjetër” ishte i preferuari i tij në karrierë, mirëpo tha se nuk e vlerëson mbi përvojat e tij me të dashurën e vet në shtrat.

“Jo, jo kur e krahasojmë me Geon time, jo!”, tha Ronaldo, duke qeshur me pyetjet e Piers Morganit.

“Unë tentova ta shënoja atë gol për shumë, shumë vite. I kisha shënuar 700 gola të ndryshme, mirëpo kurrë një të tillë. Mënyrën se si e bëra kundër Gianluigi Buffonit, kundër Juventusit, në Ligën e Kampionëve… Ishte një gol i bukur”.

Ronaldo mund të mos e ketë ditur atëherë, mirëpo vetëm disa muaj pasi e kishte shënuar atë gol, ai u transferua në Juventus, pas një karrierë legjendarë nëntëvjeçare me Real Madridin.

(Kosova Sot Online)