Marsch bëhet trajner i parë amerikan në histori të Ligës së Kampionëve

  • 18 September 2019 - 11:26
Marsch bëhet trajner i parë amerikan në histori të Ligës së Kampionëve

E marta ishte një ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ligën e Kampionëve, pasi që Jesse Marsch i Salzburgut u bë trajneri i parë nga vendi i vet që po e drejtonte një skuadër në garën më prestigjioze të Evropës.

Pasi e fitoi për trajnerin më të mirë të vitit në MLS në vitin 2015, për shkak të arritjeve të tij me New York Reds Bulls, Jesse Marsch e kaloi një sezon si ndihmëstrajner në Leipzig dhe pastaj e mori pozitën e trajnerit në Salzburg.

Deri më tani, gjithçka ka shkuar mirë për amerikanin gjatë muajve të tij të parë me klubin austriak.

Pas shtatë ndeshjeve të para të sezonit të ri në ligën austriake, klubi i tij e mban një rekord të përsosur, duke i shënuar shtatë fitore me 34 gola të shënuara dhe vetëm gjashtë të pranuara.

Sikur kjo të mos kishte qenë mjaftueshëm mbresëlënëse, debutimi i Marschit në Ligën e Kampionëve ishte mjaft pozitiv gjithashtu.

Ylli adoleshent i Salzburgut, Erling Braut Haaland, shkroi historinë me het-trikun e tij, duke u bërë adoleshenti i parë që shumë më shumë se një gol në debutimin në Ligën e Kampionëve që nga Wayne Rooney në vitin 2004.

Suksesi i Haalandit megjithatë ishte vetëm një pjesë e historisë së Salzburgut mbrëmë, pasi që skuadra e Marschit arriti të sigurojë fitore me rezultat 6:2 në ndeshjen kundër Genkun, që ishte hapëse për Grupin E.

“Ne e dinim se po shkonim në ndeshje me plot vetëbesim. Ne gjithashtu e dinim se do të mund ta bënim një paraqitje të kësaj cilësie”, tha Marsch pas ndeshjes, për faqen zyrtare të klubit.

(Kosova Sot Online)