Rashica: I lumtur që po kthehem ta bëj atë që më pëlqen
Mesfushori kosovar është i gatshëm të rikthehet këtë fundjavë pas mungesës prej tri javësh
Milot Rashica e ka lënë prapa krahëve lëndimin e fundit.
Mesfushori kosovar mbeti jashtë fushës së blertë për më shumë se tri javë, duke i humbur tri ndeshje të Bundesligës.
Gjithashtu, vushtrriasi nuk mundi ta ndihmonte as Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Megjithatë, 23 vjeçari ka ushtruar këtë javë me grupin dhe është i gatshëm të rikthehet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leipzigut.
“I lumtur që po kthehem në fushën e blertë, për ta bërë atë që më pëlqen ta bëj”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi kosovar pritej të rikthehej javën e kaluar, por stafi mjekësor i Werder Bremenit nuk deshi të rrezikonte.
Edhe drejtori sportiv i klubit gjerman, Patrick Baumann e ka konfirmuar rikthimin e futbollistit anësor këtë fundjavë.
Rashica është lojtari kryesor i klubit nga Bundesliga.
“Dardanët” e presin kontributin e Rashicës për ndeshjen e rëndësishme të tetorit ndaj Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
(Kosova Sot Online)