Ronaldo dëshiron t’i gjejë tri gratë që i ndihmuan kur ishte fëmijë

  • 18 September 2019 - 14:49
Ronaldo dëshiron t’i gjejë tri gratë që i ndihmuan kur ishte fëmijë

Cristiano Ronaldo bëri të ditur se dëshiron t’i gjejë tri gra që kishin punuar në “McDonalds” në Portugalisë, përderisa e zbuloi fëmijërinë e tij modeste në vendlindje gjatë një intervistë prekëse.

34-vjeçari Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot gjatë një interviste emocionale, të publikuar të martën. Ai u ul me Piers Morganin dhe foli për disa tema të ndryshme, përfshirë këtu edhe fëmijërinë e tij në Madeira të Portugalisë.

Ai zbuloi se kishte kërkuar hamburgerë falas në ishullin e Madeiras, për shkak se kishte qenë shumë i uritur. Tani, ai dëshiron t’i gjejë gratë që i ndihmuan atij atëherë.

“Ne ishim paksa të uritur dhe e kishin në McDonald’s afër stadiumit. Trokitëm në derën e tyre dhe i pyetëm nëse mund të na i falnin disa hamburgerë. Aty ishte Edna dhe dy vajza të tjera. Kurrë më s’i gjeta dot”, zbuloi Ronaldo.

Ajo pikë e McDonalds tashmë është e mbyllur, mirëpo Ronaldo ta gjejë Ednan dhe dy vajzat e tjera në mënyrë që t’ua kthejë të mirën atyre.

“Unë i kam pyetur njerëzit në Portugali, ata e kanë mbyllur McDonaldsin. Por, nëse kjo intervistë mund të më ndihmonte t’i gjejë ata, unë do të isha shumë i lumtur. Unë dua t’i ftoj në Torino ose në Lisbonë që të hanë darkë me mua sepse dua t’u japë atyre diçka”, shtoi Ronaldo.

(Kosova Sot Online)