Courtois dhe Navas takohen sërish, këtë herë si rivalë

  • 18 September 2019 - 15:35
Courtois dhe Navas takohen sërish, këtë herë si rivalë

Real Madridi do të përballet me Paris Saint-Germaini në kuadër të Ligës së Kampionëve sonte. Në këtë përballje, Thibaut Courtois do ta ketë konkurrent sërish Keylor Navasin, por këtë herë si kundërshtar.

Dy portierët punuan përkrah njëri-tjetrit gjatë kohës së tyre te “Los Blancos” sezonin e kaluar, kur garuan për pozitën e portierit të parë. 

Në Paris, ata do të jenë rreth 100 metra larg njëri-tjetrit në fushë, vetëm 17 ditë pasi Keylori iu bashkua skuadrës së kampionit të Ligue 1.

Përkundër që Navasi u largua nga skuadra e Real Madridit, debati se kush e meritonte të jetë portieri i parë i Zinedine Zidane po vazhdon ende në “Estadio Santiago Bernabeu”.

Courtois i pranoi dy gola në ndeshjen kundër Levantes, para se t’ia siguronte Real Madridit fitoren me epërsi minimale duke e bërë një pritje të mirë afër fundit të ndeshjes. Ndërkohë, Navasi e mbajti portën e paprekur në debutimin e tij për PSG-në kundër Strasbourgut.

(Kosova Sot Online)

Sezonin e kaluar kishte nisur konkurrenca mes këtyre të dyve, pasi që Julen Lopetegui e përdorte portierin në Kosta Rikë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa më vonë trajneri tjetër Santiago Solari e preferonte Courtois.

Tani Keylori do ta nisë ndeshjen nga fillimi pasi që ai është pjesë e rëndësishme e planit ambicioz të PSG-së për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, përderisa Courtois synon të konsiderohet sërish njëri ndër portierët më të mirë në botë.

Ardhja e Courtois në Madrid ishte fillimi i fundit për Navasin, i cili po përgatitej për një tjetër sezon si vetëm zëvendësues i belgut, para se ta siguronte transferimin në Paris këtë verë.

Ndërkohë, Alphonse Areola, që e mundësoi transferimin Navasit në PSG duke iu bashkuar Real Madridi në formë huazimi për një sezon, do të kthehet gjithashtu sonte në Paris, por këtë herë do të ulet në stolin e “Los Blancos”.

(Kosova Sot Online)