Robertson e shlyen llogarinë në Twitter shkaku i kritikave nga tifozët për paraqitjen dobët ndaj Napolit

  • 18 September 2019 - 16:47
Robertson e shlyen llogarinë në Twitter shkaku i kritikave nga tifozët për paraqitjen dobët ndaj Napolit

Andy Robertson e ka shlyer llogarinë e tij në Twitter pas humbjes së 2-0 të Liverpoolit nga Napoli në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i majtë shkaktoi penallti në minutat e fundit të ndeshjes ndaj skuadrës italiane, për ta humbur kështu përballjen e parë në garën më të madhe për klube në Evropë. Robertson ishte kritikuar për penalltinë e shkaktua ndaj Jose Callejonit, derisa shumë menduan se ky i fundit kishte simuluar në atë rast, mirëpo gjyqtari Felix Brych tregoi te pika e bardhë. Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspurit e shënoi golin e dytë për Napolin, për ta fituar kështu ndeshjen 2-0.

“Kjo llogari nuk ekziston”, në momentin që e kërkoni llogarinë e anëtarit të Liverpoolit, e kjo vije për shkak të kritikave të tifozëve që iu bën pas ndeshjes. 

(Kosova Sot Online )