Rikthehet mbreti i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane

  • 18 September 2019 - 18:17
Rikthehet mbreti i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane

Zinedine Zidane rikthehet në Ligën e Kampionëve sonte, plot 480 ditë pasi e fitoi trofeun e tretë radhazi në garën më prestigjioze evropiane për klube kundër Liverpoolit.

Asnjëherë trajner nuk kishte arritur t’i fitonte tre trofe radhazi derisa e bëri Zidane. Vetëm Bob Paisley dhe Carlo Ancelotti i kishin fituar tre trofe në Ligën e Kampionëve në total.

Zidane e braktisi Madridin vetëm pesë ditë pas triumfit në Kiev, por ai është rikthyer dhe do sonte do ta nisë sezonin e ri me të bardhët në këtë garë.

Që prej debutimit të tij në Ligën e Kampionëve ai trajner në Romë në shkurt të vitit 2016, francezi i ka fituar 23 ndeshje, ka barazuar gjashtë herë dhe është mposhtur vetëm katër herë. 

Në sezonin 2016/17, Tottenham e mundi Real Madridin 3:1 në një ndeshje të fazës grupore në Wembley, por Madridi e kaloi grupin dhe u kualifikua në fazën e eliminimit direkt.

Në gjysmëfinale të asaj gare, skuadra e Zidane e mundi 3:0 Atletico Madridin në shtëpi, para se të humbiste 2:1 në Vicente Calderon për ta arritur finalen.

Një vjet më parë, djelmoshat e Zidane ishin mposhtur 2:0 nga Wolfsburg në Gjermani, në ndeshjen e parë çerekfinale, por Madridi e përmbysi rezultatin duke fituar 3:0 në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin spanjoll dhe kaloi tutje.

Në vitin e fundit të francezit, Madridi u mund 3:1 në Spanjë nga Juventusi në çerekfinale, por ia doli të kualifikohet në gjysmëfinale falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Torino.

Gjatë periudhës së tij të parë si trajner i Real Madridit, Zidane doli triumfues në 12 runde të fazës së eliminimit direkt që kishte marrë pjesë.

(Kosova Sot Online)