Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme

  • 18 September 2019 - 18:45
Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas ndeshjeve të sotme

Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani, falë fitores ndaj Ballkanit e mori primatin i vetëm. Kurse, barazimi në Podujevë e zbret Dritën në pozitën e dytë. Kurse, Prishtina falë fitores në Mitrovicë u ngrit në pozitën e tetë përkohësisht

IPKO Superliga e Kosovës në futboll i solli sot tri ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së pestë.

Falë fitores së regjistruar në duel me Ballkanin me rezultat 1:0, Gjilani e mori primatin i vetëm në tabelë me 12 pikë.

Kurse, Drita, me barazimin në Podujevë ndaj Llapit në ndeshjen dramatike dhe me plot emocione me rezultat 2:2, zbriti në pozitën e dytë me 10 pikë.

Llapjanët ndërkohë e ndajnë pozitën e tretë së bashku me Ballkanin me pikë të njëjta.

Therandasit e pësuan humbjen e parë sezonale, por mbeten në pjesën e epërme të tabelës.

Prishtina e shijoi fitoren e parë sezonale në Mitrovicë duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1:0 për t’u ngritur përkohësisht në pozitën e tetë në tabelë.

Nesër do të zhvillohen tri ndeshje të tjera të kësaj jave dhe tabela pritet të ketë përsëri ndryshime.
 

Image



(Kosova Sot Online)