Pep Guardiola nis sulmin e shtatë për trofeun e Ligës së Kampionëve

  • 18 September 2019 - 19:46
Pep Guardiola nis sulmin e shtatë për trofeun e Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola nuk është ndalur që nga starti i tij në vitin 2008, duke shtuar trofe çdo vit në koleksionin e  tij.

Ai i fitoi 14 trofe me Barcelonën, duke shfaqur futboll dëfryes dhe krejtësisht dominues.

Që nga largimi nga Camp Nou, ai nuk ka arritur të shtojë edhe një trofe të Ligës së Kampionëve, pasi i ka dy të tillë të fituar në vitet 2009 dhe 2011.

“Unë nuk erdha në [Manchester] City për të fituar Ligën e Kampionëve”. 

“Unë erdha këtu për të luajtur mënyrën si ka bërë ekipi në muajt e fundit”, ka thënë ai pas eliminimit të tyre sezonin e kaluar.

Ky sezon 2019/20 do të jetë sulm i shtatë për Guardiolan, dhe në gjashtë të tij të mëparshëm ai ka shkuar vetëm në gjysmë të rrugës para se të rrëzohet.

Me Bayernin, ai u eliminuan ndaj Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridin.

Në 2016/17, ishte Kylian Mbappe dhe Monaco që e rrëzuan Cityn në raundin e 16. Pas tyre edhe Liverpool dhe Tottenham Hotspur i kishin rrëzuar.

Pavarësisht se ka shumë nga largimi i tij nga Barcelona, ai ka shpenzuar 982 milionë euro për blerje.

Mbi 200 milionë euro u harxhuan nga Bayern, ndërsa pjesa e mbetur prej 776 milionë euro te Manchester City.

Guardiola po lufton me fantazmat e tij këtë sezon dhe hera e shtatë mund të jetë e duhura.

(Kosova Sot Online)