Sarri debuton me Juventusin ndaj Atletico Madridit në Champions, formacionet

  • 18 September 2019 - 20:01
Sarri debuton me Juventusin ndaj Atletico Madridit në Champions, formacionet

Atletico Madrid dhe Juventus mund të jenë mësuar të ballafaqohem me njëri-tjetrin në fund të garës së Ligës së Kampionëve, por këtë sezon do të takohen qysh në fillim të saj sonte në Wanda Metropolitano.

Djelmoshat e Diego Simeones e kanë nisur La Ligën në mënyrë të përkryer derisa ecuria e tyre u ndërpre nga humbja 2:0 kundër Real Sociadadit në fundjavë.

Juventus, në anën tjetër, e humbi kryesimin në Serie A për herë të parë pas 552 ditëve këtë fundjavë, pasi barazoi me Fiorentinën, duke rënë në pozitën e tretë.

Atletico nuk përballet me ndonjë mungesë të madhe për këtë ndeshje që nis në orën 21:00.

Maurizio Sarri, megjithatë, nuk do të mundë të llogarisë në kapitenin Giorgio Chiellini, Matteo De Sciligo, Douglas Costa, Mattia Perin dhe Marko Pjaca.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

(Kosova Sot Online)