Man City i Guardiolës i shkon Shakhtarit me mungesa të theksuara, formacionet

  • 18 September 2019 - 20:14
Man City i Guardiolës i shkon Shakhtarit me mungesa të theksuara, formacionet

Manchester City dhe Shakhtar Donetsk do të takohen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e tretë radhazi.

Shakhtari e pret sonte në orën 21:00 kampionin e Premierligës dhe duke i parë rezultatet e viteve paraprake, vendasve iu duhet ta përmirësojnë rekordin. 

Takimet e dy vjetëve paraprake, Man City i fitoi duke i shënuar nëntë gola dhe pa e pranuar asnjë.

Pep Guardiola do të ketë probleme në mbrojtje në mungesë të dy qendërmbrojtësve kryesorë, Laporte dhe John Stones. Mungesë e madhe për të do të jetë edhe Leroy Sane.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave, për takimin që nis në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)