Godin: Ky Inter ma kujton Atleticon e sezonit 2013-2014

  • 18 September 2019 - 20:39
Godin: Ky Inter ma kujton Atleticon e sezonit 2013-2014

Shoh shumë gjera tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-14. Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltërit i kujtonë ish-skaudrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros fituan titullin kampion në La Liga.

Inter sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qënë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

“Inter dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një.” 

Hapi i rradhës do të jetë derbi i Madoninës, një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët.

“Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skaudër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim max për të mos i zhgënjyer.”

(Kosova Sot Online)