Arsyeja se përse PSG-ja do luajë në shtëpi me fanellat e bardha ndaj Realit

  • 18 September 2019 - 20:45
Arsyeja se përse PSG-ja do luajë në shtëpi me fanellat e bardha ndaj Realit

Përballja më interesante e ndeshjeve hapëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte në Parkun e Princave.

Paris Saint-Germian do të jetë nikoqir i Real Madridit në takimin që zhvillohet në kuadër të Grupit A të garës më të madhe për klube në Evropë.

Por, kampioni i Ligue 1 i ka befasuar të gjithë me vendimin që t’i bartë fanellat e bardha, me ato që fitoi ndaj Strasbourgut në fundjavën e kaluar 1-0.

Përse PSG do t’i veshë sonte fanellat e bardha dhe jo ato të blu, që janë të parat?

Real Madridi sonte do të jetë me fanellat blu, derisa ato kryesore mund t’i përdor vetëm në ndeshjen kthyese ndaj tyre.

Sipas UEFA-s, fanella e bardhë e parisienëve do të jetë zgjedhja e tyre e parë për këtë garë, ajo që përdoret në shtëpi do të jetë e dyta, ndërsa e dyta zyrtare do të jetë në të tretën.

Nike i ka dizajnuar këto fanella speciale për PSG-në që do të barten në shtëpi gjatë gjithë sezonit në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)