Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin

  • 18 September 2019 - 20:53
Olayinka tregon ndjenjat kur i shënoi Interit: U luta të mos e anulonte gjyqtari golin

Peter Olayinka ka arritur t’i shënojë Interit në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me Slaiva Pragën.

Olayinka një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi kishte luajtur me Bylsin dhe Skënderbeun në Shqipëri.

Më golin e tij Slavia Praga po kryesonte 1-0, por para se goli të pranohej u desh një kontroll i sistemit VAR për pozitë jashtë lojës.

Ai tregon se çfarë mendonte kur gjyqtari shkoi ta kontrollojë golin. 

“Është vërtet e mrekullueshme të shënoj golin e parë në Ligën e Kampionëve. Ishte e pabesueshme dhe shumë gjëra më kanë ardhur në mendje në atë moment, vërtet fantastike”.

“Pas golit po shihja monitorin që po kontrollohej për pozitë jashtë loje. Shumë gjëra më erdhën në mendje dhe të shihja veten duke shënuar në “San Siro”. E pabesueshme!”

“Kur gjyqtari po kontrollonte VAR-in, unë që thosha: “Të lutem, të lutem mos e ndalo këtë ndjenjë”.

“Isha shumë i emocionuar dhe gjithçka më ndaloi në atë moment. Ne duhet të jemi krenarë për këtë moment. Interi nuk është një ekip i vogël, por i madh dhe një nga më të mirët në Evropë. Mund të merrnim tre pikët, nuk i morëm, por dolëm krenarë”, ka thënë Olayinka.

(Kosova Sot Online)