Tifozi publikon video me të gjitha gabimet e Messit kundër Dortmundit

  • 19 September 2019 - 09:10
Tifozi publikon video me të gjitha gabimet e Messit kundër Dortmundit

Përkundër që Lionel Messi luajti vetëm për 30 minuta në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, pasi sapo u kthye nga një lëndim, një tifoz në Twitter i grumbulloi të gjitha gabimet e argjentinasit në këtë ndeshje në një video.

Lionel Messi e bëri paraqitjen e tij të parë për sezonin 2019/20, pasi u rikuperua nga lëndimi në kohë për të hyrë në lojë nga stoli në ndeshjen e Barcelonës në Gjermani, kundër Dortmundit, në kuadër të Grupit F.

Kapiteni i Barcelonës e kishte nisur ndeshjen nga banka rezervë, mirëpo hyri në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Dortmundit. Përkundër që nuk luajti për kohë të gjatë, rreth 30 minuta, Messi i bëri disa gabime, të cilat një tifoz i grumbulloi në një video.

Kjo video u shpërnda edhe nëpër llogari të tjera në rrjetin social Twitter, mirëpo trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e argjentinasit në ndeshjen kundër Dortmundit.

 

“Ai është si cilido lojtar tjetër që nuk ka luajtur në parasezon. Ai është detyruar të luajë në një lojë me shpejtësi të madhe, që kishte filluar më parë, dhe e gjitha kjo pa asnjë përgatitje”, u shpreh Valverde.

“Këto janë 30 minutat e tij të para. Ai ka bërë mjaftueshëm. Në këtë ndeshje edhe Luis Suarezi e luajti ndeshjen e tij të parë të plotë të këtij sezoni”.

Barcelona arriti ta marrë një pikë nga kjo ndeshje, që përfundoi me rezultat 0:0, falë portierit Marc-Andre ter Stegen, i cili e priti goditjen e Marco Reusit nga pika e penalltisë, pak momente para se Messi të inkuadrohej në lojë.

(Kosova Sot Online)