Casemiro, pas disfatës kundër PSG-së: Nuk ka justifikime

  • 19 September 2019 - 09:35
Casemiro, pas disfatës kundër PSG-së: Nuk ka justifikime

Casemiro nuk ofroi asnjë justifikim pas disfatës me rezultat 3:0 të Real Madridi kundër Paris Saint-Germainit, pasi që e pranoi se skuadra e tij ishte nën nivelin e vet më të mirë në ndeshjen e së mërkurës.

Dy golat e shënuara nga Angel Di Maria dhe një gol i vonshëm nga Thomas Meunier bënë që Paris Saint-Germaini ta nisë kampanjën në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore, në kuadër të Grupit A në “Parc des Princes”.zidane 

Përderisa Real Madridit iu anuluan dy gola nga VAR-i shkaku i parregullsive, lojtarët e Zinedine Zidane nuk arritën ta bëjnë asnjë goditje brenda kuadratit të portës për herë të parë që kur Opta filloi të grumbullojë të dhëna, në sezonin 2003/2004.

Casemiro tha se ka ende kohë që Real Madridi të përmirësohet, mirëpo mesfushori e pranoi se paraqitja e skuadrës nuk ishte në nivelin e duhur në këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online )