Sot zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Drenas

  • 19 September 2019 - 09:41
Sot zhvillohen edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Drenas

Ipko Superliga e Kosovës ka në orar edhe tri ndeshje tjera që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme (e enjte) në kuadër të javës së pestë.

Java e pestë në Superligën e Kosovës zhvillohet për herë të parë në mesjavë, ku gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) u luajtën tri takime.

Prishtina fitoi 0-1 në udhëtim te Trepça ’89, Llapi e Drita luajtën baras 2-2, ndërsa Gjilani mposhti minimalisht 1-0 Ballkanin.

 

Sot zhvillohen edhe tri takimet tjera të mbetura të kësaj jave, ku vëmendja është në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Kampioni aktual, Feronikeli është nikoqir i klubit kryeqytetas, Flamurtari, në një ndeshje ku mysafirët vijnë në formë të lartë pas dy fitoreve radhazi.

Interesant pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku vendasit e presin Drenicën, ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Klinë në mes të Dukagjinit dhe Ferizajt.

Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 16:00.

(Kosova Sot Online )