Liga e Evropës fillon sot sezonin e ri – Unitedi, Arsenali, Roma dhe Sevilla kërkojnë lavdinë

  • 19 September 2019 - 09:48
Liga e Evropës fillon sot sezonin e ri – Unitedi, Arsenali, Roma dhe Sevilla kërkojnë lavdinë

Gara e dytë me e madhe ekipore evropiane, Liga e Evropës, sot (e enjte) fillon garat e sezonit të ri 2019/20.

Pas hapjes së sezonit në Ligën e Kampionëve, tani radha erdhi edhe për ndeshjet e para grupore në Ligën e Evropës. Gara e dytë më e madhe ekipore fillon sot kampanjën e sezonit të ri, ku pritet të jetë edhe më interesant se vitet e fundit.

Kësaj radhe shumë klube të mëdha dhe me renome evropiane janë pjesë e kësaj gare, ku kërkojnë triumfin në fund. Manchester Unitedi, Arsenali, Roma, Lazio, Sevilla, PSV, Besiktas, Basel dhe Porto janë disa nga klubet më të mëdha që luajnë këtë sezon në këtë garë.

Djajtë e Kuq e nisin garën në shtëpi ndaj Astanas me fillim nga ora 21:00, ndërsa Arsenali luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt nga 18:55.

Roma nga ora 21:00 e pret Basaksehirin, Lazio udhëton te CFR Cluj dhe Sevilla te Qarabargu.

(Kosova Sot Online )