Belgjika mban pozitën e lideres si Kombëtarja më e mirë në listën e FIFA-s

  • 19 September 2019 - 12:10
Belgjika mban pozitën e lideres si Kombëtarja më e mirë në listën e FIFA-s

Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare në fillim të muajit shtator, FIFA e ka publikuar ranglistën e re, ku radhiten të gjithë Kombëtaret në bazë të formës së tyre. Sipas kësaj ranglistë, Belgjika mbetet Kombëtarja më e mirë në botë.

Top dhjetësha është pothuajse e njëjtë me ranglistën e muajit gusht, mirëpo Franca e ka zëvendësuar Brazilin në pozitën e dytë, përderisa Belgjika mbetet lidere. Në anën tjetër, Spanja është ngritur në pozitën e shtatë.

Image

Argjentina, Kolumbia dhe Uruguai janë tri Kombëtaret tjera nga Amerika e Jugut që radhitën në mesin e dhjetë më të mirave, ku përfshihen edhe fuqitë evropiane – Anglia (4), Portugalia (5) dhe Kroacia (8).

Ishujt Cayman (në pozitën e 193-të, 11 vende më lart sesa në listën e kaluar) dhe Grenada (në pozitën e 160-të, 13 më lart sesa në listën e kaluar) janë dy Kombëtaret që kanë shënuar ngritjen më të madhe.

LidereBelgjika

Gjithsej ndeshje të zhvilluara212

Më së shumti ndeshje të zhvilluaraIraku (shtatë)

Ngritja më e madhe me pikëIshujt Cayman, Grenada (+28 pikë secila)

Ngritja më e madhe me pozitaGrenada (+13 vende)

Rënia më e madhe me pikëTaipei kinez (-25 pikë)

Rënia më e madhe me pozitaEswatini, Nicaragua (-11 vende secila)

Skuadrat joaktive, jo të ranguaraIshujt Cook

Lista e radhës e FIFA-s do të publikohet më 24 tetor 2019, ndërsa për radhitjen e Kosovës mund të lexoni këtu e për atë të Shqipërisë mund të lexoni këtu.