Pasi e la Kombëtaren e Shqipërisë, Migjen Basha vazhdon karrierën në Australi

  • 19 September 2019 - 13:07
Pasi e la Kombëtaren e Shqipërisë, Migjen Basha vazhdon karrierën në Australi

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha, është zyrtarizuar te klubi australian Melbourne Victory, vetëm pak muaj pasi u tërhoq nga ekipi kombëtar i Shqipërisë.

33-vjeçari Migjen Basha e zyrtarizoi pensionimin e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë vetëm pak kohë më parë, me arsyetimin se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

Dje, ai e konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut, klubi për të cilin luante, duke thënë se dy palët kishin arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës. Kjo bëri që Basha të mbetet lojtar i lirë në treg.

Megjithatë, ish-mesfushori i Torinos nuk mbeti gjatë pa klub, pasi që ai tani është zyrtarizuar te klubi australian, Melbourne Victory.

 



Mediat në Shqipëri raportuan dje se pikërisht fakti se Basha dëshironte ta vazhdonte karrierën në një kontinent kaq të largët kishte ndikuar në vendimin e tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë, pasi që udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për të. 

(Kosova Sot Online)