Rekordi i tejet negativ i Real Madridit shkaku i mungesës së Ramosit

  • 19 September 2019 - 16:00
Rekordi i tejet negativ i Real Madridit shkaku i mungesës së Ramosit

Sergio Ramos nuk luajti në humbjen e Real Madridit 3:0 kundër Paris Saint-Germain, sepse po e vuante dënimin me dy ndeshje pezullim dhe bashkëlojtarët e tij ia ndien mungesën përsëri në Ligën e Kampionëve.

Pesë humbjet e fundit në Ligën e Kampionëve, Real Madridi i ka pësuar pa prezencën e kapitenit.

Përveç humbjes ndaj klubit francez të mërkurën mbrëma në Paris, Ramos e vuajti pjesën e parë të pezullimi me dy ndeshje në humbjen e Real Madridit kundër Ajaxit, që rezultoi me eliminimin e të bardhëve nga gara e sezonit të kaluar.

Ramos ishte pushuar për dy ndeshjet e Real Madridit në fazën grupore kundër CSKA Moscow sezonin e kaluar. Reali i humbi të dy këto ndeshje, 1:0 në Rusi dhe 3:0 midis Santiago Bernabeu.

Ramos nuk ishte pjesë as e humbjes së Real Madridit 3:1 kundër Juventusit në sezonin 2018/19, për shkak të një suspendimi me kartonë.

Është shqetësues për Real Madridin fakti se skuadra po vuan kaq shumë në Evropë pa Ramosin.

(Kosova Sot Online)