Luajti ndeshjen e parë në Champions pas shtatë vjetësh, Gueye iu dha leksion lojtarëve të Realit

  • 19 September 2019 - 17:25
Luajti ndeshjen e parë në Champions pas shtatë vjetësh, Gueye iu dha leksion lojtarëve të Realit

Gueye shkëlqeu të mërkurën kundër Madridit, duke e ndihmuar PSG-në ta mposhtë 3-0 Realin.

Idrissa Gueye, 29-vjeçar, i kushtoi gjigantit francez 30 milionë funte, i cili u ble nga Evertoni. U konsiderua si dështim për shumën e parave që PSG-ja shpenzoi për një lojtar që po shkon nëpër të 30-tat dhe që shumë pak kanë dëgjuar për të në të kaluarën.

Por, Gueye tregoi dhe vërtetoi se edhe fati është shumë i rëndësishme në jetën e një futbollisti dhe nëse deri më tani nuk e ka veshur fanellën e një klubi të madh është pikërisht se nuk e ka pasur atë me vete.

Sido që të jetë, ai tani ka mundësi ta mbylli karrierën me trofe pas transferimit në PSG dhe përveç kësaj, duke lënë edhe gjurmë në ndeshje. Gueye ishte një ndër më të mirët mbrëmë kundër Realit, duke asistuar në fitoren 3-0 të PSG-së, duke vjedhur më shumë topa, krijuar më shumë shanse, lojtari me më së shumti pasime të gjata, pasime finale etj.

29-vjeçari ishte thjesht fantastik dhe tregoi se mund ta ndihmojë shumë PSG-në gjatë sezonit 2019/20 ku synimi kryesor është triumfi në Champions League.

Gueye ishte më i mirë se Kroos, se James se Casemiro – ishte lojtar klasi dhe këtë e bëri besoni apo jo, në ndeshjen sikur debutuese për të në Champions sepse luajti pas plot 7 viteve,

(Kosova Sot Online )