Areola ngatërroi ekipin, ‘festoi’ me Mbappen fitoren e PSG-së kundër Realit

  • 19 shtator 2019 - 17:42
Areola ngatërroi ekipin, ‘festoi’ me Mbappen fitoren e PSG-së kundër Realit

Shihet qartë në fytyrën e tij, nuk është i zhgënjyer aspak për humbjen turpëruese të Real Madridit.

Alphonse Areola ka bërë një veprim që ka nxitur reagimin e mediave spanjolle.

Portieri francez, që në fund të merkatos la PSG-në për t’u transferuar te Reali në formë huazimi, është fotografuar mbrëmë duke festuar fitoren e klubit francez kundër Madridit, një veprim aspak i mençur nga 26-vjeçari.

Ai u fotografua me Kylian Mbappé dhe Eric Choupo-Moting. Dukeshin të qeshur, Mbappé e Moting kanë arsye, por çfarë ka dashur të bëjë këtu Areola?

(Kosova Sot Online)