Mustafi kthehet në formacion, starton edhe Granit Xhaka

  • 19 September 2019 - 18:02
Mustafi kthehet në formacion, starton edhe Granit Xhaka

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Eintracht Frankfurt dhe Arsenalit.

Duke nisur nga ora 18:55, Eintracht Frankfurt dhe Arsenali do të kërkojnë të nisin sezonin e ri me fitore në Europa League, garë të cilës edicionin e kaluar “Topçinjtë” i shkuan deri në fund, por në finale humbën nga Chelsea

I padiskutueshëm në formacion për Arsenalin është kapiteni, Granit Xhaka, derisa Shkodran Mustafi është rikthyer të jetë titullar.

Ozil nuk është i ftuar, kurse Ceballos e Pepe janë rezervë.

(Kosova Sot Online)