Shqiptarët në Europa League: Zhegrova në shtëpi – startojnë Vojvoda, Berisha… Xhaka!

  • 19 September 2019 - 18:16
Shqiptarët në Europa League: Zhegrova në shtëpi – startojnë Vojvoda, Berisha… Xhaka!

Nga ora 18:55, do të startojë Europa League me Manchester Unitedin e Arsenalin si skuadrat më favorite për t’i shkuar në krye kësaj gare.

Pas pak, do të zbresin në fushë 12 ekipe, në të shumtën prej tyre do të ketë edhe lojtarë shqiptar që startojnë.

Në ndeshjen mes Eintracht Frankfurt dhe Arsenal nga minuta e parë do të luajnë Shkodran Mustafi e Granit Xhaka.

Në sfidën mes Basel dhe FC Krasnodar starton Taulant Xhaka, derisa Edon Zhegrova e Albian Ajeti nuk janë të ftuar.

Në takimin mes Getafes dhe Trabzonsporit, nga minuta e parë për klubin turk do të luajë sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj.

Në mes CFR Cluj dhe Lazio, për këtë të fundit starton mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Nga ora 18:55, një tjetër lojtar i Kosovës do të zbresë në fushë, ai është Mërgim Vojvoda.

Vojvoda starton për Standard Liege kundër Vitoria de Guimaraes.

(Kosova Sot Online)