Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas xhiros së pestë

  • 19 shtator 2019 - 18:45
Kështu duket tabela e IPKO Superligës pas xhiros së pestë

Sot është kompletuar xhiroja e pestë e IPKO Superligës së Kosovës me tri ndeshjet e zhvilluara. Pas pesë xhirosh, tabelës i prin Gjilani me 12 pikë, i ndjekur nga rivali lokal, Drita, e cila ka 10 pikë. Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka 9 pikë

Gjilani vazhdon t’i prijë tabelës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit e mposhtën Ballkanin 1:0 të mërkurën dhe me këtë rast u shkëputën të vetëm në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq, rivali lokal, Drita barazoi me Llapin në udhëtim, 2:2 për të zbritur në pozitën e dytë me 10 pikë të tubuara.

E kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, me fitoren e sotme ndaj Flamurtarit me rezultat 2:1 u ngrit në pozitën e tretë në tabelë.

Ballkani, pas humbjes së parë sezonale nga Gjilani, 0:1 zbriti në pozitën e katërt.

Ndërkaq, Prishtinën fitorja e parë sezonale ndaj Trepçës ’89, 1:0, nuk e ndihmoi t’i shmanget pozitës së parafundit në tabelë.

Pozitën e fundit e mban ekipi më i pafuqishëm i ligës, Dukagjini, i cili u mposht në shtëpi sot nga Ferizaj, 0:1.

Image

(Kosova Sot Online)