Shqiptarët në Europa League: Vojvoda lë gjurmë – Valoni e Strakosha humbasin me Lazion…!

  • 19 September 2019 - 21:11
Shqiptarët në Europa League: Vojvoda lë gjurmë – Valoni e Strakosha humbasin me Lazion…!

Kanë përfunduar 12 ndeshjet e para në Europa League.

Arsenali i Xhakës dhe Shkodran Mustafit e ka mposhtur 3-0 Eintracht Frankfurtin dhe ka marrë kryesimin në Grupin F.

Në të njëjtin grup gjendet edhe Standard Liege, që me Mërgim Vojvodën në formacion, e ka mposhtur 2-0 skuadrën e Vitoria de Guimaraes.

Vojvoda la gjurmë në këtë takim, pasi goli i parë, që ishte autogol, erdhi pas harkimit të mbrojtësit të Kosovës.

Lazio e Valon Berishës dhe Thomas Starakoshës është befasuar në udhëtim te CFR Cluj, duke humbur 2-1.

Valoni luajti për 68 minuta, kurse Strakosha është numri një në portën e ekipit italian.

Baseli, me Taulant Xhakën në formacion, e ka shkatërruar FC Krasnodarin, duke e mposhtur 5-0, për të marrë kryesimin në Grupin C. Edon Zhegrova nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje. 

Në po të njëjtin grup është edhe klubi turk, Trabzonspor që ndeshjen e parë e zhvilloi me Getafen dhe humbi 1-0.

Nga minuta e parë për klubin turk luajti sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj.

Ai u largua nga loja në minutën e 46’, menjëherë në fillim të pjesës së dytë, duke lëshuar vendin për ishin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.

(Kosova Sot Online)