Lazio humb pas gabimit qesharak të Strakoshës

  • 20 September 2019 - 08:45
Lazio humb pas gabimit qesharak të Strakoshës

Cluj ka përmbysur Lazion në Rumani falë Thomas Strakoshës.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka bërë një dalje shumë të gabuar, duke i dhënë mundësinë vendasve të shënojnë golin e dytë dhe të epërsisë.

Këtë gabim e shfrytëzoi Omrani që në minutën e 75-të shënoi për 2-1.

Bastos zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, ndërsa Deac barazoi për rumunët me penallti në minutën e 41-të.

(Kosova Sot Online)