Xhaka pas fitores së madhe ndaj Eintrachtit: Jam shumë krenar për këtë ekip

  • 20 September 2019 - 09:08
Xhaka pas fitores së madhe ndaj Eintrachtit: Jam shumë krenar për këtë ekip

Kapiteni Granit Xhaka ka folur pas fitores së Arsenalit në udhëtim te Eintracht Frankfurti në kuadër të Ligës së Evropës.

Arsenali e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Evropës, pasi e mposhti ekipin gjerman me rezultat të pastër 3-0. Golat në këtë përballje për skuadrën e Unai Emeryt i shënuan Joseph Willock (38′), Bukayo Saka (85′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (88′).Megjithatë, merita në këtë fitore patën edhe mesfusha e Topçinjve, me në krye mesfushorin shqiptar, Xhaka.

Kapiteni Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të përgëzuar bashkëlojtarët dhe ekipin për fitoren. Karakter, guxim dhe luftë – ne i treguam të gjitha këto sonte!”

“Jam shumë krenar për këtë ekip!!!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat. 

(Kosova Sot Online )