Mustafi s’do të hyjë në ‘luftë’ me Arsenalin

  • 20 September 2019 - 10:47
Mustafi s’do të hyjë në ‘luftë’ me Arsenalin

Shkodran Mustafi thotë se s’do të fillojë ‘luftën’ me Arsenalin për të ardhmen.

Mbrojtësi gjerman ishte i padiskutueshëm në Emirates për disa vite, por me ardhjen e David Luiz, gjërat kanë ndryshuar.

Atij iu kërkua gjatë verës nga Unai Emery të largohet nga Arsenali, por në fund qëndroi në Emirates.

Duke folur për Sport Bild pas ndeshjes në Europa League ku Mustafi ishte titullar, fituesi i Kupës së Botës ishte i qartë me gjithçka që po ndodh.

“Babai im, që është agjenti im, ka folur me klubin”, tha Mustafi. “Jam lojtar i Arsenalit dhe më kanë mbetur edhe dy vite kontratë”.

“S’kam qenë asnjëherë person që nis luftën kur diçka nuk funksionon”.

“Gjithmonë kam thënë, nëse është e mundur, jam i gatshëm për hapin e radhës. Nëse jo, do të vazhdoj të bëj lojën time”.

“Trajneri [Emery] ka thënë se më sheh në të njëjtën mënyrë si lojtarët tjerë në ekip. Kjo është pse luajta (mbrëmë). Do të shohim çfarë na ka rezervuar e ardhmja”.

(Kosova Sot Online)