Reagon Areola pas kritikave të shumta nga tifozët për foton me Mbappen

  • 20 September 2019 - 12:43
Reagon Areola pas kritikave të shumta nga tifozët për foton me Mbappen

Alphonse Areola ka bërë një veprim që ka nxitur reagimin e tifozëve madrilen.

Portieri francez, që në fund të merkatos la PSG-në për t’u transferuar te Reali në formë huazimi, është fotografuar të mërkurën duke festuar fitoren e klubit francez kundër Madridit, një veprim aspak i mençur nga 26-vjeçari.

Ai u fotografua me Kylian Mbappé dhe Eric Choupo-Moting. Dukeshin të qeshur, Mbappé e Moting kanë arsye, por çfarë ka dashur të bëjë këtu Areola?

Sido që të jetë, ai përmes një postimi në rrjetet sociale, është munduar të sqarohet për fotografinë e publikuar në internet.

Postimi i Areolas:

Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente për një foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Madridit ta dinë që zemra ime është e bardhë që kur kam nënshkruar për këtë klub dhe nuk mund të durojë as më të voglin dyshim për motivimin tim, besnikërinë time dhe përfshirjen time me Real Madridin, Madridin tonë. Humbja e së mërkurës më ka prekur edhe mua, si dhe të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje të madhe.

Pas ndeshjes pata një ribashkim me ish-shokët dhe miqtë e mi të skuadrës, të cilët nuk kam pasur kohë t’i përshëndes dhe t’iu them lamtumirë. Prandaj, ritheksoj faljet e mia për tifozët Madrid që janë ndjerë të ofenduar, nuk ishte dëshira ime dhe shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese. Hala Madrid.

(Kosova Sot Online)