Vojvoda, pasi shkëlqeu mbrëmë në Europa League: “Çfarë ndjenje…”

  • 20 September 2019 - 14:54
Vojvoda, pasi shkëlqeu mbrëmë në Europa League: “Çfarë ndjenje…”

Vojvoda ka debutuar në Europa League në mënyrën më të mirë të mundshme, si në aspektin personal, por edhe atë ekipor.

Në Grupin F, ku gjenden edhe Arsenali e Eintracht Frankfurti, është edhe Standard Liege.

Mërgim Vojvodan e nisi titullar ndeshjen e parë në Europa League dhe e ndihmoi Standard Liegen ta mposhtë 2-0 skuadrën e Vitoria de Guimaraes.

Vojvoda la gjurmë në këtë takim, pasi goli i parë, që ishte autogol, erdhi pas harkimit të mbrojtësit të Kosovës, duke e detyruar kundërshtarin ta dërgojë topin në portën e gabuar.

“Çfarë ndjenje për ndeshjen tonë të parë në UEFA Europa League, Standard de Liege”, ka shkruar Vojvoda në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)