Griezmann negocoi me Barçën kur kushtonte 200 milionë euro

  • 20 September 2019 - 17:49
Griezmann negocoi me Barçën kur kushtonte 200 milionë euro

Sulmuesi francez i kishte nisur bisedimet me gjigantin katalunas që nga muaji mars i këtij viti, ende pa i zbritur klauzola e shkëputjes së kontratës në 120 milionë euro

Antoine Griezmann i kishte nisur negociatat me Barcelonën disa muaj para transferimit të tij në Camp Nou.

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” merr vesh se sulmuesi francez kishte diskutuar me gjigantin katalunas kur klauzola e shkëputjes së kontratës së tij kushtonte 200 milionë euro.

Mediumi spanjoll iu referohet emailave që ishin shkëmbyer në mes të dy palëve, të cilat i kishin nisur negociata në fillim të muajit mars, për një marrëveshje eventuale.

Mirëpo, kampioni spanjoll priti deri më 1 korrik, kur klauzola e Griezmannit zbriti në 120 milionë euro, për ta transferuar zyrtarisht pas 11 ditësh.

Griezmann nuk është ambientuar ende tek Barça, por kualitetet e kampionit botëror me Francën janë të padiskutueshme dhe pritet që ai të shpërthejë dita-ditës.

(Kosova Sot Online)