Sarri: Italia e “obsesionuar” me rotacionet

  • 20 September 2019 - 20:15
Sarri: Italia e “obsesionuar” me rotacionet

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se futbolli italian është i “obsesionuar” me rotacion” dhe se ai planifikon që ta bëj Federico Bernardeschi “një specialist të mesfushës”.

Sarri kritikohet shpesh se nuk e përdor si duhet skuadrën e tij dhe ai duhet t’i përdorë më mirë lojtarët që i ka të gatshëm me Juven.

“Ne e kemi parë situatën sepse ne kemi një sesion trajnues më shumë se të tjerat skuadra”, tha ish trajneri i Napolit dhe Chelsea para se Juve të luajë kundër Veronas. 

“Ne vendosim sipas formës. Në Itali ne jemi të obsesionuar me rotacionin. Kam luajtur 60 ndeshje në Angli sezonin e kaluar dhe kishte skuadra që të gjitha ndeshjet i kishin përdorur vetëm 14 lojtarë”.

“Ndoshta ne e përdorim më shumë energjinë mendore se sa atë fizike. Kur një nuk funksionon, unë dëshiroj të mendoj si ta përmirësoj atë”, ka thënë Sarri.

(Kosova Sot Online)