“Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë obsesion për Barcelonën”

  • 20 shtator 2019 - 20:51
“Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë obsesion për Barcelonën”

Dy eliminimet e fundit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve i ka kryqëzuar tifozët e këtij ekipi, por tani Xavi Hernandez beson që kjo garë nuk duhet të jetë një obsesion për ish klubin e tij

Lionel Messi i kishte ftuar tifozët që të rreshtoheshin pas tij gjatë sezonit 2018/19 por Los Cules ishin eliminuar nga Liverpooli, pavarësisht se gjigantët katalunas kishin epërsi prej 3-0 nga ndeshja e parë.

“Nuk mendoj që Liga e Kampionëve duhet të jetë një obsesion për Barcelonën”, ka shpjeguar Xavi në një intervistë për Marca.

“Thjesht duhet ta shohin si një sfidë, një qëllim, por jo më shumë se kjo gjë”.

“Nëse ju jeni të obsesionuar në diçka bëhet aktualisht kontraproduktive”. 

Ernesto Valverde ka startuar me treshën në mesfushë Sergio Busquets, Arthur Melo dhe Frenkie de Jong në barazimin e Barçës kundër Borussia Dortmundit të martës por Xavi beson se përzgjedhja e mesfushës ishte një kthim si gjatë kohës kur ai ishte në klub.

“Në ndeshjen kundër Valencias ne pamë një nivel të jashtëzakonshëm të paraqitjes”, ka konfirmuar Xavi.

“Ne e rifitonim topin me presion të lartë dhe të gjithë punonim si kuadër, ishte një Barcelonë shumë e mirë”.

“Paraqitja e Ansu Fatit dhe Carles Perez është një shenjë e mirë nga akademia, kështu që gjërat janë duke shkuar mirë deri tani, pavarësisht rezultatit zhgënjyes jashtë shtëpisë”.

(Kosova Sot Online)