Top pesë ligat e Europës që i japin mundësi lojtarëve të rinj

  • 20 September 2019 - 21:59
Top pesë ligat e Europës që i japin mundësi lojtarëve të rinj

Gazeta spanjolle AS ka analizuar top pesë ligat e Europës për të shikuar cilat nga skuadrat, ligat dhe trajnerët i japin më se shumti hapësirë lojtarëve nën 22 vjet, deri me tani këtë sezon

Javëve të fundit, emri i Ansu Fatit është shqiptuar nga të gjithë pasi që ai bëri debutimin e tij me Barcelonën me vetëm 16 vjeç, nëntë muaj dhe 25 ditë i vjetër. Sulmuesi i ri ganez, i cili mori pasaportë spanjolle, nuk është lojtari më i ri që është paraqitur në top pesë ligat e Europës këtë sezon, megjithatë. Ky nder i takon të riut Eduardo Camavinga nga Rennes, i cili debutoi me vetëm 16 vjeç dhe nëntë muaj, kur edhe debutoi në Ligue 1. Në Angli, Mason Greenwood (17 vjet, 10 muaj dhe 11 ditë) është lojtari më i ri kurse në Serie A është lojtari i Brescias, Sandro Tonali (19 vjet, tre muaj dhe 17 ditë) që është lojtari më i ri. Në Gjermani, sulmuesi i Herthas, Daishawn Redan (18 vjet, gjashtë muaj dhe 23 ditë_ që është lojtari më i ri në fushë që është parë në këtë ligë deri me tani.

Me pesë ligat e mëdha që kanë filluar nga muaji i kaluar, janë 263 lojtarë nën 22 vjeç që kanë luajtur në top liga. Jo të gjithë prej produkteve të Akademive dhe disa të tjerë të cilët janë shpenzuar shumë para duke llogaritur se talenti i tyre është i jashtëzakonshëm?

Liga Santander (41 lojtarë)

Pas katër ndeshje, 41 lojtarë kanë luajtur në LaLiga nën moshën 22 vjeç. Zinedine Zidane është menaxheri që i ka besuar më së shumti lojtarëve të tij të ri. Dy nga ta janë nënshkrimet e reja, Eder Militao dhe Luka Jovic kurse të tjerët që janë shfrytëzuar si rezerva janë Vinicius dhe Fede Valverde. Barcelona i ka ftuar në formacion të rinjtë, Ansu Fati, Carles Perez dhe Alena kurse Atletico ka luajtur me Riquelme nga akademi a tyre. Të tjerët që kanë shkëlqyer janë edhe Odegaard i Real Sociedad, Chukëueze në Villarreal dhe Marc Cucurella në Getafe. Dy të tjerë që kanë pasur minuta janë Ferran Torres dhe Kan-in Lee, dy lojtarë që janë zemra e Valencias kohëve të fundit edhe pse Marcelino ishte akuzuar se nuk po bazohet shumë në talentet e rinj. Levante dhe Eibar janë të vetmet skuadra që nuk ka luajtur me ndonjë lojtarë nën moshën 22 vjeçare.

Premier Liga (46 lojtarë)

Në Angli, skuadrat e Premier ligës kanë ftuar dhe përdorur 46 lojtarë që janë 21 vjeç dhe me të ri. Ole Gunnar Solskjaer i Manchester United ka angazhuar më se shumti lojtarë të ri. Greenwood, Chong, Wan-Bissake, Reece James, Rashford dhe Tuanzebe të gjithë kanë luajtur shumë minuta deri me tani. Në mes të 46 lojtarëve të tillë, sigurisht qëndron Alexander-Arnold (Liverpool), Phil Foden (Manchester City), Mason Mount (Chelsea), Christian Pulisic (Chelsea), Marcus Rashford (Manchester United) dhe  Matteo Guendouzi (Arsenal). Skuadrat e vetme që nuk kanë luajtur me lojtarë nën 22 vjeç janë Newcastle dhe Crystal Palace.

Bundesliga (48 lojtarë)

RB Leipzig prin në këtë kategori në Gjermani. Ata kanë luajtur me Konaté, Matheus Cunha, Haidara, Nkunku, Mukiele dhe Lookman. Jadon Sancho vazhdon të jetë lojtari më i mirë i kësaj kategorie bashkë me Achraf Hakimi, Renato Sanches (i cili tashmë ka kaluar në Lille) dhe Kei Havertz që po ashtu janë paraqitur. Skuadra e vetme në Gjermani që nuk ka luajtur me lojtarë nën moshën 21 vjeç është Union Berlin. 

Serie A (36 lojtarë)

Liga italiane është e vetmja që nuk llogarit shumë në lojtarë të moshës nën 22 vjeçare. Ata kanë vetëm 36 lojtarë të ri ku gjashtë prej tyre janë nga Fiorentina. Vlahovic, Sottil, Ranieri, Chiesa, Milenkovic dhe Zurkowski janë disa ky numër mund të ngritët në tetë pasi që kanë lojtarë të tillë në kontixhentin e tyre. Dragowki ishte 22 vjeç dhe pesë dytë kur ai luajti dhe Pol Lirola ka 22 vjet e 11 ditë kur luajti në fushë. Talentë të tjerë, madje që cilësohen të artë, është i riu i Juventus, Matthijs De Ligt, Donnarumma (Milán), Paquetá (Milán), Zaniolo (Roma) dhe Kluivert (Roma). Por Serie A është e vetmja që ka më se shumti skuadra që nuk i besojnë lojtarëve të rinj. Inter Milán, Atalanta, Torino, Lazio dhe Lecce ende vazhdojnë që ti besojnë gardës se vjetër.

Ligue 1 (92 players)

Ligue 1 vazhdon të prijë kur është puna për ti dhënë mundësi lojtarëve të rinj. 92 nga ta kanë luajtur deri me tani këtë sezon dhe kanë pasur minuta të mjaftueshme. Lille deri me tani i ka dhënë hapësirë, Djaló, Weah, Niasse, Bradaric, Ouattara, Boubakary Soumaré, Sarr, Oshimen, Magalhaes dhe Ikoné. Është e vetmja ligë që çdo klub i ka dhënë hapësirë lojtarëve të rinj derisa në këtë moshë ata kanë edhe emra të njohur sii: Kylian Mbappé (PSG), Maxime López (Marseille) dhe Timothy Weah (Lille).

(Kosova Sot Online)