Ish trajneri i Real Madrid mund ta drejtojë Inter Miamin

  • 20 September 2019 - 22:10
Ish trajneri i Real Madrid mund ta drejtojë Inter Miamin

Skuadra e Inter Miami po synon që të jetë ndër më seriozet në Superligën e Amerikës.

Inter Miami i David Beckham është duke punuar intensivisht që të nënshkruajë me lojtarë të mëdhenj.

Nga emrat e fundit që është përmendur se mund t’i bashkohet Miamit është legjenda e Manchester City, David Silva. 

Por, së fundmi flitet edhe për një trajner mjaft të njohur, i cili mund ta drejtojë këtë skuadër.

Sipas ‘beIN Sports’, është Santiago Solari njeriu që mund të marr drejtimin e Inter Miami.

Solari kishte fituar Kupën e Botës për Klube në herën e fundit që ishte trajner i Real Madird, por pastaj ishte shkarkuar.

Aventura e tij në MLS do të ishte diçka e paprovuar më parë nga spanjolli.

(Kosova Sot Online)