Cassano beson se Inter do ta fiton Serie A, kurse Balotelli të rikthehet në Kombëtare

  • 20 September 2019 - 22:30
Cassano beson se Inter do ta fiton Serie A, kurse Balotelli të rikthehet në Kombëtare

Antonio Cassano mendon se favorit për Serie A është Interi këtë vit kurse Mario Balotelli nëse punon do të kthehet në Kombëtaren e Italisë

Inter e ka emëruar ish trajnerin e Juventusit dhe Chelsea, Antonio Conte gjatë verës si trajner derisa ka thyer rekordin duke blerë Romelu Lukaku, derisa Balotelli po shikon që të luaj për Kombëtaren pas kalimit në Brescia.

“Inter do ta fitojë Skudeton”, ka thënë Cassano për Corriere della Sera.

“Shoku im Montella nga Fiorentina do të jetë befasia e këtij sezoni: ata kanë një nga pak skuadra të cilët dinë si të luajnë dhe si të argëtohen” . 

“Për Balotellin me pak gola do të arrin që ta kenë një sezon me pak gola që të ftohet në Kombëtare. Ai është lojtar i mirë sikurse të tjerët në skuadrën e Italisë. E vërteta është se aty duhet një sulmues qëndrorë pasi që në krah luajnë Chiesa dhe Insigne”.

“Inter do ta kalojë grupin e Ligës së Kampionëve për shkak se ata janë më të fortë se Borussia Dortmun: edhe Napoli dhe Juve nuk do të kenë probleme. Atalanta ka një mundësi të mirë, përjashto Cityn”.

A do ta fitojë ndonjë skuadër italiane Ligën e Kampionëve?

“Shpresoj shumë që të jetë Barcelona. Kanë një pasion për Messi, djalin tim e kam emëruar Lionel për këtë arsye”.

“Ai është lojtari më i mirë në histori. Ai është si Federer në tenis: ka vetëm një Roger dhe pas tij vinë të tjerët”.

(Kosova Sot Online)