Vinicius mbetet jashtë, Marcelo nuk ftohet sërish – Tite publikon listën

  • 21 September 2019 - 08:45
Vinicius mbetet jashtë, Marcelo nuk ftohet sërish – Tite publikon listën

Më shumë se 3 vite më parë, sulmuesi i talentuar brazilian Gabigol luante me kombëtaren e tij në “Centennial American Cup” dhe më pas u transferua te Interi, ku karriera i mori tatëpjetën, pasi nuk arriti të përshtatet në futbollin europian.

Megjithatë nga dhjetori i 2017-ës, Gabriel Barbosa u rikthye në Brazil për të veshur sërish fanellën e Santosit, ndërsa një vit më parë ndërroi skuadër, për t’u transferuar te ekipi i Flamengos.

Rikthimi në shtëpinë e tij, ka bërë që Gabigol të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë, ndërsa aktualisht me fanellën e Flamengos ka shënuar një numër të konsiderueshëm golash, me një mesatare prej 1 gol çdo 87 minuta.

Këto shifra e kanë çuar në krye të renditjes së golshënuesve dhe njëkohësisht kanë bindur trajnerin e Brazilit, Tite, që ta grumbullojë sërish në kombëtare, për miqësoret e 10 dhe 13 tetorit ndaj Nigerisë dhe Senegalit, në Singapor.

Trajneri brazilian ka thirrur plot 7 futbollistë që luajnë në kampionatin vendas dhe 16 të tjerë që luajnë kryesisht në Europë, ku kryeson PSG me 3 futbollistë në listë.

(Kosova Sot Online )