Sarri mendon t’ia ndërroj pozitën Bernardeschit

  • 21 September 2019 - 08:51
Sarri mendon t’ia ndërroj pozitën Bernardeschit

ederico Bernardeschi mund ta ndërroj pozitën e tij në fushë.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri po mendon t’i ndërrojë pozitën në fushë yllit italian. 25-vjeçari aktualisht luan si një sulmues krahu, por Sarri ka menduar një pozicion që i përshtatet më shumë atij.

“Bernardeschi në të ardhmen më shumë do të jetë një mesfushor sesa një sulmues. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të rritet”, deklaroi trajneri italian.

Ish-tekniku i Napolit e Chelseat u ka bërë të qartë të gjithëve se te Juventusi nuk duhet të presin futbollin që bënte te Napoli.

“Secili ekip ka rrugë të ndryshme për të bërë, mos prisni të shihni Napolin e Sarrit këtu”, deklaroi Sarri. 

(Kosova Sot Online )