“Problemet e Realit kanë vetëm një emër, Cristiano Ronaldo”

  • 21 September 2019 - 09:21
“Problemet e Realit kanë vetëm një emër, Cristiano Ronaldo”

Ronaldo është shkaku kryesor dhe i vetmi që Real Madridi s’po mund të gjejë rehati, kështu mendon ish-trajneri i shumë klubeve evropiane.

Ish-trajneri i Marseille, Bordeaux dhe Montpellier, e shumë klubeve tjera, Rolland Courbis, ka folur për “RMC Sport” në lidhje me situatën e Real Madridit.

Ai nuk ka asnjë dyshim se Reali është i humbur për shkak të largimit të Cristiano Ronaldos.

34-vjeçari la Madridin në verën e vitit 2018, duke kaluar te Juventusi për 100 milionë euro.

Cris u largua për shkak të problemeve me numrin një të klubit, Florentino Perez.

“Zidane? Nuk ka guximin që ta zgjidhë problemin që ekzistonte që nga koha kur ai u largua nga skuadra në 2018-ën. Ka gabuar të gjitha zgjedhjet. Problemi nuk është blerja e munguar e Pogba, por largimi i Ronaldos”, tha Rolland.

Ronaldo ka shënuar 450 gola me fanellën e Realit në 438 paraqitje – 12 gola më shumë se paraqitje. 

(Kosova Sot Online )