“Turp për Hazardin, nisi sezonin me 6-7 kg më shumë”

  • 21 September 2019 - 10:20
“Turp për Hazardin, nisi sezonin me 6-7 kg më shumë”

Qetësia që kishte te Chelsea, s’do ta ketë më në Madrid.

Eden Hazard është dhe do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë për mirë, apo për keq.

Nëse te Chelsea nuk e kanë ngacmuar shumë për peshën, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në Madrid.

Teksa Reali po vazhdon me rezultate negative, të gjithë sytë i kanë te Hazard, për ta shpëtuar skuadrën, por belgu është duke u kritikuar në të katërta anët për peshën.

I fundit që ka folur është ish-trajneri i Marseille, Bordeaux dhe Montpellier, Rolland Courbis.

“U mor me idenë që të ishte një lokomotivë për ekipin, për në të vërtetë është një vagon. Është paraqitur në fazën përgatitore me 6-7 kilogramë më shumë, është një mungesë respekti, një turp”, ka thënë Courbis.

(Kosova Sot Online)