Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina

  • 21 September 2019 - 11:44
Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina

Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit teknik te FC Prishtina.

Në një konferencë të jashtëzakonshme në zyrat e Prishtinës, Sokoli ka konfirmuar se po e bën këtë “për arsye shëndetësore”.

Sokoli e ka informuar kryesinë e klubit se për shkaqe shëndetësore dhe një intervenimi në gjurin e madje, duhet të tërhiqet nga klubi pasi i duhen dy muaj rehabilitim dhe nuk është në gjende ta ndihmojë skuadrën.

“Ka të bëjë me një intervenim në gju. Kjo është arsyeja kryesore e largimit. Do të vazhdojë me shërim”, ka thënë Bylbyl Sokoli para medieve.

Ai e morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë duke e zëvendësuar Mirel Josën.

Sokoli nën drejtimin e Prishtinës e ka arritur një fitore dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)