Kaka: Hazard, rivali i Messit pas largimit të Ronaldos

  • 21 September 2019 - 12:10
Kaka: Hazard, rivali i Messit pas largimit të Ronaldos

Kaka shpreson që pas largimit të CR7, të krijohet një rivalitetet mes Messit e Hazardit, që do të ishte në të mirë të futbollit, sidomos në Spanjë.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007, Kaka, shpreson që Eden Hazard të rikthejë në skenë rivalitetin që kishin dikur Cristiano Ronaldo me Lionel Messin.

“Mendoj se jemi me fat që kemi parë betejën e Messit me Ronaldon. Ato ishin çdoherë ndeshje fer dhe ishte shumë mirë. Tash do të shohim se si Reali do të ballafaqohet me Barcelonën, se si “Los Blancos” do ta fitojnë përsëri La Ligën. Sigurisht, Hazard do të jetë çelësi i gjasave të Realit dhe ndoshta një rivalitet i ri do të krijohet mes Messit dhe Hazardit. Do të shohim”, ishin fjalët e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit.

Kaka ka luajtur katër sezone te Reali, nga viti 2009 deri më 2013.

Ai ka bërë 120 paraqitje për Los Blancos, ka shënuar 29 gola.

(Kosova Sot Online )