Dallku, trajner i Prishtinës

  • 21 September 2019 - 14:22
Dallku, trajner i Prishtinës

Armend Dallku tashmë edhe zyrtarisht e ka marrë postin e kryetrajnerit te FC Prishtina.

FC Prishtina e ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi për arsye shëndetësore derisa drejtimin e skuadrës do ta marrë Armend Dallku.

Lajmi konfirmohet nga anëtari i kryesisë së klubit, Ahmet Kurtolli.

“Kjo që na ndodhi me Sokoli ka qenë e papritur edhe për neve. Ne do të bëjmë plane të tjera me Sokolin. Sa i përket trajnerit të ri, ne do të jemi të orientuar nga kuadrot e klubit. Armend Dallku do të jetë pasuesi i tij“, tha Ahmet Kurtolli për media.

Sokoli e ka informuar kryesinë e klubit se për shkaqe shëndetësore dhe një intervenimi në gjurin e madje, duhet të tërhiqet nga klubi pasi i duhen dy muaj rehabilitim dhe nuk është në gjende ta ndihmojë skuadrën.

“Ka të bëjë me një intervenim në gju. Kjo është arsyeja kryesore e largimit. Do të vazhdojë me shërim“, ka thënë Bylbyl Sokoli para medieve.

Ai e morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë duke e zëvendësuar Mirel Josën.

Sokoli nën drejtimin e Prishtinës e ka arritur një fitore dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)