Juventusi barazon gjithçka, shënon Ramsey nga largësia

  • 21 September 2019 - 18:54
Juventusi barazon gjithçka, shënon Ramsey nga largësia

Juventusi ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Hellas Veronas, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Serisë A.

Në minutën e 31-të të ndeshjes, Juventusi arriti ta barazojë rezultatin përmes Aaron Ramseyt, i cili e shënoi golin e tij të parë për bardhezinjtë.

(Kosova Sot Online)