Shënon Ronaldo, Juventusi përmbys rezultatin kundër Veronës

  • 21 September 2019 - 19:13
Shënon Ronaldo, Juventusi përmbys rezultatin kundër Veronës

Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Hellas Veronas, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së katërt të sezonit të ri të Serisë A.

Në minutën e 49-të të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e penalltisë për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes.

(Kosova Sot Online)