Trajneri i njohur turk, Ahmet Caki, ligjëron para trajnerëve kosovarë

  • 21 shtator 2019 - 21:09
Trajneri i njohur turk, Ahmet Caki, ligjëron para trajnerëve kosovarë

Të shtunën, para shumë trajnerëve kosovarë, ka ligjëruar trajneri i njohur turk, Ahmet Caki.

Caki është trajner i njohur dhe me shumë përvojë në basketbollin turk dhe evropian. Seminarin për trajnerë e ka hapur Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku. Ajo u shpreh se është nder, që një trajner si Caki do të ligjërojë në Kosovë, derisa trajnerët kosovarë janë pjesë shumë e rëndësishme e FBK-së, derisa seminare të ngjashme do të organizohen edhe në të ardhmen.

Trajneri turk ka ligjëruar gjatë ditës së shtunë, duke e shpalosur përvojën e tij para trajnerëve kosovarë, duke u përqendruar në aspektin mbrojtës dhe atë sulmues, por edhe gjëra të tjera që kanë lidhje me sportin e basketbollit.

Ai ka qenë i hapur për pyetjet e trajnerëve, derisa foli edhe për rëndësinë që ka disiplina në ekip, si dhe përgatitja e ekipit, duke shtuar se tashmë është më e vështirë të jesh trajner se, para disa viteve, kurse basketbolli po shkon përpara dhe trajnerët duhet të jenë në hap me kohën.

Në fund, për Ahmeti Caki-n është ndarë edhe një mirënjohje, derisa të gjithë trajnerët e pranishëm janë pajisur me certifikatë. Ata të cilët nuk kanë qenë të pranishëm do të duhet të paguajë 100 euro për licencim.

Caki është trajner me përvojë në basketbollin turk dhe atë evropian, dhe është dashur një punë e madhe për ta bindur që të vjen në Kosovë.

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me Federatën e Basketbollit të Turqisë, përkatësisht Shoqatën e Trajnerëve në Turqi.

Caki së fundi ishte trajner në Darusafaka, derisa më parë ka qenë trajner edhe i Alba Berlinit, Anadolu Efes, Tofas, Erdemirspor, si dhe ishte ndihmës trajner në Kombëtaren turke. 

(Kosova Sot Online)