Arrestohet njëri haker i “Football Leaks”, akuzohet për 147 krime

  • 21 September 2019 - 22:54
Arrestohet njëri haker i “Football Leaks”, akuzohet për 147 krime

Një person i lidhur me “Football Leaks”, dokumentet e së cilëve i nxitën hetimet për Manchester Cityn e Paris Saint-Germainin, është arrestuar në Portugali dhe po përballet me plot 147 akuza.

Rui Pinto, 30-vjeçar, është i akuzuar për krime lidhur me qasje të paautorizuar në të dhënë dhe tentim për zhvatje.

Ai thotë se i kreu ato vepra duke e pasur në mëndje interesin e publikut dhe për këtë arsye besohet se ai nuk duhet të dënohet.

“Football Leaks” ishte krijuar me qëllimin për ta bërë publik korrupsionin në sport përmes publikimit të disa dokumenteve konfidenciale.

Pinto u mbajt në janar në Hungari, pasi për të u lëshua një urdhërarrest nga Portugalia dhe më vonë ai iu dorëzua autoriteteve portugeze. Ende nuk është bërë publike data kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore.

Football Leaks u krijua në vitin 2015 dhe që nga atëherë i ka publikuar miliona dokumente të cilat, ndër të tjerash, dëshmonin për parregullsitë financiare të Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit. 

(Kosova Sot Online)