Kosovës i shtohen edhe 13 mjeshtër të karatesë

  • 21 September 2019 - 22:58
Kosovës i shtohen edhe 13 mjeshtër të karatesë

Federatës së Karatesë se Kosovës, gjegjësisht klubeve të kësaj federate, iu shtuan edhe 13 mjeshtër te karatesë, prej tyre 11 të rinj. Kjo u arrit në provimin e mbajtur nga Komisioni për Grada mjeshtëro pranë FKK-së.

Para komisionit, kandidatët treguan një përgatitje shumë te mire fizike dhe tekniko taktike, ku demonstruan pjesën e teknikave, katave dhe luftërave (kumiteve).

Kryetari i Komisioni për Grada Shumzim Krasniqi theksoi se me këtë që treguan garuesit e vlerësoi angazhimin e gjithë trajnerëve qe janë duke punuar neper klube për ngritjen e cilësisë se karatesë kosovare.

Pjesë e Komisionit ishin edhe Gani Mahalla dhe Luljeta Shala anëtarë, për se afërmi e përcjellën provim edhe sekretari Përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, kryetari i Komisioni për Informim Lulzim Berisha, kryetari i Komisioni për Marketing Idriz Baruti dhe trajneri Fidair Berisha.

Provimi u mbajt në sallën moderne te shkollës amerikane Prishtina High School, ku 11-të mjeshtër te rinj 1 DAN, 2 mjeshtër u avancuan 2 DAN dhe një mjeshtër u avansua në 4 DAN.

Bordi i FKK-së, gjegjësisht kryetar Ismet Krasniqi përgëzon mjeshtërit e rinj te FKK-së duke u dëshiruar shëndet dhe suksese kulminante në karrieren e tyre sportive po ashtu falënderon fillimisht trajnerët e klubeve për punën qe janë duke bërë në klubet e tyre po ashtu dhe falënderon edhe Komisionin e Gradave për ketë angazhim në ngritje te cilësisë se karatesë.

Kandidatet për 1 DAN ishin:

1.Leonit Latifi

2.Elton Musliu

3.Enes Shalaku

4.Dren Ibrahimi

5.Alban Zeqiraj

6.Rigon Baruti

7.Vlerona Shala

8.Arlind Gashi

9.Arjeta Pacolli

10.Vesa Ibrahimi

11.Kaltrina Merovci

Kandidatet për 2 DAN

1.Festina Krasniqi

2.Donjeta Krasniqi

Kandidatet për 4 DAN

1.Eranda Krasniqi

(Kosova Sot Online)